Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka komentuar mbrëmjen e sotme statutin e ri të PD-së që u miratua në Kuvendin Kombëtar dhe shkarkimin e Lulzim Bashës.
Sipas Ristanit, qëndrimi i Lulzim Bashës në zyrën e tij ën selinë blu është i paligjshëm pasi ai është shkarkuar.
Vjen ‘goditja’ e menjëhershme për Edi Palokën, Kryesia e PD-së kërkon shkarkimin e tij nga posti i lartë drejtues
“Ajo vetëm lyhet e puthet me Donaldin”, shpërthen keq Big Mama dhe e thotë troç në mes të të gjithëve: Ata nuk kanë komunikim, vetëm…
“Morët vendimin e duhur në 9 shtator, por në mënyrën e gabuar”, Gjekmarkaj i drejtohet i shqetësuar Bashës në mbledhjen e Kryesisë: Ne nuk i ndalim dot…
“Për herë të parë janë mbledhur 5 mijë delegatë. Herët e kaluar është gënjyer, sepse salla e Pallatit të Kongreseve nuk merr më shumë se 2 mijë anëtarë, edhe pse thoshin që kaq janë brenda, të tjerët janë te lulishtja. Ka qenë hile djallëzore, pikërisht për të mos u mbledhur kurrë një Kuvend i këtyre përmasave. Ia dolëm.
Jam i mbushur me atë që ka ndodhur sot aty. Ne morëm vendim për të shkarkuar Kryesinë, zotërinjtë ishin të zgjedhur jo me votim të fshehtë. U ndërtua një Komision Themelimi i përkohshëm, deri në përfundimin e zgjedhjeve për kryetar të PD. Ka kompetencat e Kryetarit dhe Kryesisë.
Do të bëhet një referendum në datën 18 dhjetor. Shumica dërrmuese, afër shumicës absolute e shkarkuan Bashën. Vendimmarrja e Kuvendit është e tillë që tashmë organi i vetëm drejtues i PD është Komisioni i Rithemelimit. Procedurën e referendumit do ta organizojë ky Komision.
Në seli ky komision do të hyjë që nesër. Do të mblidhemi për të shqyrtuar situatën. Duhet filluar punë sepse koha është shumë e shkurtër.
Që nga momenti i shkarkimit, Basha është i paligjshëm me qëndrimin e tij në zyrë. Dhe për ta vendosur çështjen në ligjshmëri shteti ka edhe mënyrat represive. Do t’i drejtohemi qoftë policisë, për ta liruar, sepse nga sot është pushtues i godinës së PD. Nëse do të ketë pengesë do të përdoren edhe metoda të tilla”, u shpreh Ristani.