Juristi Romeo Kara ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Romeo Kara paralajmëron se nëse Berisha që është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA bëhet kryeministër, vendi do të shkojë drejt humnerës. Mirëpo juristi shkruan se shanset që të ndodhë kjo janë zero.
Sidoqofte shanset per t’u bere ai serish kryeminister jane zero, prandaj le te shohim anen pozitive te fenomenit, kur nje PD e indoktrinuar berishiane, do shenoje e para renien e ketij establishmenti te urryer politik.
Jemi pikerisht ne ditet, kur cdo veprim i Berishes ofron vetem fundin e tij dhe te veglave te tij, duke e marre me vete edhe pjesen tjeter te sistemit politik.
Jo rastesisht nen zë, e gjithe politika e vjeter, eshte solidarizuar me Berishen dhe po qan per te.
Strumbullari i sistemit eshte Berisha dhe faktori nderkombetar goditi pikerisht ate.”, shkruan Romeo Kara.