Të nderuar miq,
Pavaresisht qendrimeve antiligjore dhe penguese të prokurorise dhe gjykates deri me tani, perpjekjet për drejtesi do të vazhdojne, pasi njekohesisht jo vetem qe do të zbardhim aferat korruptive, por edhe do të reformojme vetë sistemin e drejtesise duke e perballur ate me keto ceshtje.
Sot une hodha hapin e radhes, duke dorezuar për rekurs prane Kolegjit Penal të Gjykates se Larte, ceshtjen e privatizimit të CEZ-it, të pushuar dy here deri me tani nga gjykata e Shkalles se pare dhe ajo e apelit, sipas vete kerkeses se prokurorise, e cila deri me tani i ka sherbyer vetem pushimit te kesaj ceshtjeje, duke mos e investiguar, duke mos konstatuar moskompetencen, duke mos konstatuar shkeljet e hapura dhe të shumta penale si dhe duke bere qellimisht nje cilesim të manget të veprave penale te konsumuara nga personat pergjegjes lidhur me kete afere.
Nuk duhet të lodhemi, nuk duhet t’a humbim besimin, nuk duhet të dorezohemi. Kjo jete mbi të gjitha eshte nje prove durimi, dhe ne duhet të mos e humbim kurre durimin, sidomos kur e drejta eshte në anen tone.
Durimi eshte force, kembengulje dhe celes fitoreje.Hapat ligjore nuk jane konsumuar, pasi kemi të edhe të tjere hapa në vazhdim.
Kjo ceshtje nuk do shuhet kurrsesi edhe pse pazari politik ka marre nje vendim të tille. Kjo ceshtje do të hapi siparin e perballjes se politikes 30- vjecare antishqiptare me drejtesine e vertete./ Romeo Kara