Ditën e djeshmë bashkëshortja e Lulzim Bashës publikoi një foto në rrjetet sociale ku kryedemokrati shfaqej duke i dhënë makinës. Mirëpo ajo që tërhoqi vëmendjen e komentuesve dhe disa politikanëve ishte fakti se Basha nuk e kishte të vendosur rripin.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe juristi Romeo Kara i cili shkruan: “Edhe pse e konsideroj të paafte për të marre në duar timonin e qeverisjes se vendit, mendoj se ligjerisht Luli ka të drejte të mos e vere rripin kur nget mjetin tij. Gjatesia e tij mbi 190cm ia lejon dhe Kodi Rrugor gjithashtu”.
Postimi i plotë i Romeo Karës
Edhe pse e konsideroj të paafte për të marre në duar timonin e qeverisjes se vendit, mendoj se ligjerisht Luli ka të drejte të mos e vere rripin kur nget mjetin tij.
Gjatesia e tij mbi 190cm ia lejon dhe Kodi Rrugor gjithashtu. (Neni 170 pika d)
Pra, në kete rast, ligji nuk eshte i njejte për të gjithe.