Juristi Romeo Kara, nëpërmjet një statusi në profilin e tij Facebook, ka hedhur idenë për ngritjen e një task force ndërinstitucionale në luftën kundër korrupsionit.
Sipas juristit: “Lufta ndaj korrupsionit është as më shumë e as më pak, një çështje jetike dhe e sigurisë kombëtare për shqiptarët.
Kjo luftë duhet të jetë gjithëpërfshirëse si transversialisht ashtu edhe horizontalisht.
Tashmë është imediate, ngritja e një task force ndërinstitucionale, e cila duhet të ketë si objektiv, luftën ndaj korrupsionit dhe krijimin e mundësisë së ringritjes së shtetit mbi baza të forta etike dhe morale.”, shkruan Kara.