Nga Anri Bala
Nje dite me pare bera nje status, se si vete Blendi, qe predikon ligj dhe rregulla eshte i pari qe i shkel ato, duke iu referuar nje statusi te tij per ngjarjen e trishte te Himares, shume te ndjere me thene te drejten, madje i publikuar dhe ne portalin qe une zoteroj. Ne po te njejten dite, pas statusin tim dhe shume te tjereve sigurisht, Blendi na qenka prekur nga foto e publikuar nga “miqte” e tij qe i duan te miren dhe reagoi permes nje statusi tjeter autokritike, ku me shume si kerkese ndjese dukej nje forme e deshperuar per te justifikuar sjellen e tij aspak normale, qe nuk ndryshon kryekeput nga femijet e pasanikeve apo banditeve qe shkelin çdo ligj, sikurse citon vete ai. (Statusin e Blendit e lexoni tek fotot meposhte)
Kur them qe reagimi i tij i djeshem ishte nje justifikim i deshperuar, dua te sqaroj dhe gazetarin por dhe miqte e mi, se Blendi pretendon qe dalja e tij me skaf ne breg te detit eshte bere ne menyre te mire organizuar, lindur nga deshira e tij per te promovuar turizmin dhe per ti lehtesuar punen operatorit te emisionit permes zbritjes se tij te sigurte ne breg, kete permes skafit luksoz me vlere minimale prej 700 mije $, ne pronesi te Samir Manes, njekohesisht aksioner ne TV Klan…
Pra Blendi e parkoi skafin pak metra me tutje pushuesve, te cilen e ilustron me shigjeta dhe sipas logjikes se tij, kjo eshte njesoj si te kalosh me semaforin e kuq ne kryqezim dhe t’i thuash policit qe te ka ndaluar per kundravajtje ligjirore: Vazhdova me te kuq se nuk pashe njeri te ecte ne rruge!
Dikush nga miqte e Blendit duhet t’i kujtoj arsyen pse polici i mori jeten femijes se mitur, e beri per te njejtin qellim… te merrte kollaj prinderit e tij ne breg, qe kishin ardhur nga jashte per te bere turizem.
Ama per dreq, une di dhe nje histori per Blendin, qe ai e di mire por nuk ka guxim ta tregoje. Per ata qe e njohin nga afer gazetarin e dine qe eshte pasionant i zhytjeve ne uje dhe kete e bene sa here qe shkon ne vilen e tij te pushimeve ne kompleksin Green Coast ne Palase, ne pronesi te Manes. Nje dite djali i biznesmenit Mane, po bente manovra te rrezikshme ne det me motorin e tij te ujit dhe Blend zhytesi u ndje i kercenuar prej tij dhe njoftoi shefin e policise pergjegjes per rendin e zones, i cili referuar denoncimit te gazetarit, kreu detyren dhe sekuestroi motorin e ujit… te nesermen shefin e policise e transferuan…
Kete histori nuk e di as Samir Mane, vetem une dhe Blendi 😉
Prandaj Blendi eshte fajtor, e para se kur flet per femijet e pasanikeve, e heq pergjegjesine nga prapanica e tij, duke folur ne pergjithesi si fallxhor pa permendur emra.
E dyta, duke i shtrire me pas doren Samir Manes, per ti marre ne perdorim skafin pas ngjarjes qe i rrezikoi jeten gazetarit, sigurisht per te permiresuar kushtet e punes se kameramanit… tani kemi dy vrases: nje me motor uji qe e drejton si i çmendur dhe nje me skaf qe parkon ne breg… pra femije pasanikesh dhe bandite qe shkelin ligjin dhe nje gazetar qe hesht!
E treta por jo me pak e rendesishmja… lum kameramani per jeten luksoze qe ka!
Dikush nga miqte e Blendit, kur t’i çojne foton, duhet t’i vendosin dhe nje diçiture: BURRAT KERKOJNE DHE FALJE O BLEND!