Juristi Romeo Kara ka dalë më një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e Sali Berishës, i cili pasi u shpall non-grata nga DASH u shpreh se po pret të vendosë në vend dinjitetin e tij.
Romeo Kara shkruan se Berisha ka kohë që e ka humbur dinjitetin e tij dhe si kriminel që është duhet ta gjejnë dinjitetin pas dyerve të burgut.
Postimi i plotë:
“Une po pres te me vihet ne vend dinjiteti im, thote Berisha”, duke pretenduar se Sekretari Amerikan i Shtetit paska shpifur per te.
Dinjitetin e humbur ne Shqiperi, po e kerkon teresisht pa dinjitet dhe i pashprese rrugeve te Europes.
Askush dhe asnje gjykate nuk do te mund t’a ndaje personin Anthony Blinken nga posti i tij, dhe askush ne France nuk do te mund te cenoje imunitetin e tij.
Dinjitetin e Saliut e ka damkosur ai dhe vetem ai me vepren e tij antihumane, antishqiptare dhe antiligjore.
Une kam se paku pese vjet, qe e akuzoj publikisht si te korruptuar, por Saliu nuk e kishte problem dinjitetin ne kete rast, duke mos me akuzuar kurre si shpifes, lidhur persa me siper.
Ai e dinte fare mire se, nje proces i iniciuar nga ai per shpifje kundra meje, do t’a perballte me faktet e ofruara nga une ne gjykate, gje te ciles ai i largohet me cdo cmim.
Saliu dinjitetin ka kohe qe nuk po e sheh as me dylbi dhe ajo qe e shqeteson realisht tani eshte gjykimi penal, humbja e lirise dhe konfiskimi i pasurise.
Deklarata e State Department, ne fakt shpalli ne menyre te pakthyeshme, fundin e afert te Perandorise se Krimit Berisha.
Kriminelet si Berisha, duhet t’a gjejne dinjitetin, vetem pas dyerve te burgut.