Mashtruesi Lulzim Basha, deklaroi pasditen e së martës se aksioni i IKMT-së në Jalë është “grabitje e pronës”.
Kurse policia që mbron ligjshmërin po mbronte kriminelat që askush nuk i pa ku dhe kush janë. Keto janë në mendjen e ketij idioti qe fletë përçartë, kudo njëlloj për gjëra dhe problme të ndryshme.
Biles duke ndenjur brënda kafazit të Lanës, shanë dhe kërcënon njerëz pa patur asnjë tagër, deri kur t’i a mbylli gojën drejtësia, me derën e burgut.
“Prania policore dhe dhuna në Jalë u bënë për të grabitur tokat. Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë me banorët e Jalës. Bëhet fjalë për një skemë mafioze grabitjeje si në rastin e Teatrit Kombëtar. PD do të depozitojë kallzim penal për banditin Fatmir Meta” , thotë Luli
“Rama dhe Xhafaj kanë hedhur policinë në sulm për të mbrojtur kriminelët. Sot në Shqipëri janë të sigurtë vetëm kriminelët”, shtoi kreu i PD-së.
Ai akuzoi kreun e IKMT se ka kërcënuar deputetët e PD-së.
Sipas tij, Fatmir Metaj ka marrë pjesë në vrasjen e Azem Hajdarit.
“Kanë një qëllim për të grabitur trojet e Jalës.
Aktet kanë qenë të rënda dhe të dhunshme.
Banorët kanë thënë se toka do kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtes dhe më pas do të jepet miqve të tij.
Është e njëjta skemë si me Teatrin Kombëtar.
Deputetët tanë u nisën menjëherë sapo nisi konflikti, policia dhe IKMT janë sjellë si banditë.
Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin Shehaj.
Fatmiri i Nasipes, është ish-shefi i policise se Tropojës në 1998.
Për ata që e kanë harruar, në 12 shtator 20 vite më parë në makinën e tij udhëtuan bandat që vranë Azem Hajdarin”, tha Basha.
Ai është shprehur se PD do të bëj një kallëzim sot për Fatmir Metën, i cili sipas tij ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azxem Hajdarit, por këtë herë nuk shpëton dot.
“Përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama me kokën tënde, po ju prek një fije floku një deputeti”, tha Basha.
Por Luli harron se Fatmir Metaj ka qenë pjesë IKMT-së edhe kur në pushtet ishte PD, kur vjehrri i tij kapterr ushtrie, milioner demokracie ndërtonte pa leje, duke investuar 13 milion euro.