Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vetmja negociatë me Bashën është që të rrijë urtë dhe të mos krijojë probleme datën e zgjedhjeve. Gjatë emisionit “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi, qytetari i parë i Tiranës tha se këto negociata kreu i PD-së i ka me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, sa herë që opozita merr mesazhe nga partnerët, bën protesta paqeësore. Ndër të tjera, ai theksoi se liderët e opozitës kanë frikë nga ndërkombëtarët.
Juli Xhokaxhi: A ka negociata të fshehta mes zotit Rama dhe zotit Basha? Ua bëj këtë pyetje sepse qarkullojnë një sërë skenarësh. Është logjike të qarkullojnë një sërë skenarësh në këtë situatë.
Erion Veliaj: Ajo që di është se ka negociata me Bashën që të rrijë urtë dhe që të mos bëjë zarare në datën 30.Juli Xhokaxhi: Prej kujt?
Erion Veliaj: Prej ndërkombëtarëve. Domethënë ata merakun kanë me ia heq vizën se Shqipëria ia ka heq vizën. Halli i tyre është që meqë ia kanë hequr vizën numrave dy mos t’ia heqin edhe numrave një. Në këtë fazë vetëm ndërkombëtarët i mbajnë të lidhur. Në Shqipëri ia kanë hequr vizën dhe për sa kohë nuk hyjnë në zgjedhje domethënë që s’kanë më vota. Kështu që ata thotë tani ‘humbëm shqiptarët, mos të humbim ndërkombëtarët’. I ka humbur kohorta ose ai brezi i dytë, mos ta humbin edhe këta që janë në brez të parë. Po të shikosh kur marrin këto mesazhe bëjnë protesta paqësore. Tek këto protesta marrin fëmijët e tyre. Tek protestat e dhunshme marrin kalamajtë e shqiptarëve. Me kapuç në kokë, me barut në xhep, me molotov në dorë.
Ti e kupton që kur kanë marrë mesazhin dhe do jenë paqësore janë me kalamajtë e tyre. Kalamajtë e shqiptarëve i kanë fishek për të dhunshmet. Fakti që ka pasur fuqi lobimi ndërkombëtar gjykoj se do të ketë fuqi dhe për t’i ndaluar në datë 30, jo se PD dhe LSI janë idealistë, por se i tuten një klasifikimi si organizatë e dhunshme politike, që do i vinte në kategorinë e dytë poshtë organizatave terroriste dhe pastaj nuk do merreshin më me diplomatë, por me FBI-në, CIA-n dhe organizata të tjera. Kështu që frika e ruan vreshtin dhe ky vresht do ruhet nga frika që ata kanë për ndërkombëtarët see respekt për popullin… vetëm fakti që i përdorin njerëzit si mish për top dhe pasi djegin shkolla thonë ‘unë vajta t’i hiqja nga aty, ata e dogjën vetë shkollën. Zonja Eni po më kap polici prej dore’. Patjetër që të kap polici prej dore se dogje një shkollë./abcnews.al