Juristi i njohur Romeo Kara e ka cilësuar deklaratën e Lulzim Bashës për pronat si një prononcim i cekët dhe i pavlefshëm.
“Qasja ndaj problemit dhe konceptit prone, eshte nje qasje nga e cila realisht varet siguria juridike e metejshme e vendit, e cila eshte demtuar maksimalisht deri me tani”, shkruan juristi. Më tëj Kara sheh një zgjidhje të kësaj çështje ku shkruan: “Cdo prone t’i kthehet pronarit të ligjshem dhe uzurpuesit e saj t’i cohen drejtesise dhe të paguajne kostot e asaj qe kane berë”.
Postimi i Romeo Kara
Nje fjalim qe shpreh vetem aftesine për të folur pa thene asgje.
Kete aftesi e ka patur karakteristike dikur Nano, aq sa u be edhe objekt humori.
Nuk percaktohet nga kandidati per kryeminister as gabimi i mepareshem, apo me mire abuzimi i pushteteve të ketyre 30-viteve lidhur me pronen, dhe as zgjidhja qe do të ofroje ky kandidat.
Qasja ndaj problemit dhe konceptit prone, eshte nje qasje nga e cila realisht varet siguria juridike e metejshme e vendit, e cila eshte demtuar maksimalisht deri me tani.
Pikërisht siguria juridike lidhur me pronen, do të sjelle jo vetem sigurine sociale por edhe sigurine e munguar në investime.
Cfare kane bere konkretisht dy partitë e medha dhe lideret e tyre lidhur me pronat deri me tani? Masaker dhe abuzime qe tejkalojne edhe fantazine, perpjekje për t’a vonuar në perjetesi kthimin e prones tek pronari dhe uzurpim i saj me cdo menyre, qeveritare, gjyqesore apo kriminale.
Cfare duhet realisht si zgjidhje? Cdo prone t’i kthehet pronarit të ligjshem dhe uzurpuesit e saj t’i cohen drejtesise dhe të paguajne kostot e asaj qe kane bere.
A mund të pranohet ndjesa e kandidatit për kryeminister lidhur me problemin e pronave nese ai:
??nuk denon ata ishdeputete të partise se tij qe kane propozuar dhe miratuar keto ligje të padrejta në lidhje me pronat?
??Nese ai nuk denon ata nenpunes qe për kaq e kaq vite abuzuan në lidhje me kthimin e pronave?
??Nese nuk parashikohet nje kuader i ri ligjor qe mund të zhbeje masakren lidhur me pronat?
??Nese nuk goditen hapur në opinionin publik pikerisht ata qe perfituan nga kjo politike kriminale ndaj prones?
Në nje prononcim të tille, kaq te ceket dhe kaq të pavlefshem në lidhje në kete ceshtje, shoh thjesht demagogjine e lodhur elektorale të radhes dhe ceshtjen e pronave në kalendat greke.