Adrian Hoxha prej vitesh akuzon ish-kryeministren Sali Berisha për rrëmbimin dhe zhdukjen e babait të tij, biznesmenit R3emzi Hoxha.
Vitin e kaluar, kur u mbushën 25 vite nga ky moment, familja ndërpreu kërkimet që i kishte vazhduar çerek shekulli.
Adrian Hoxha kishte kërkuar nëpërmjet letrave zyrtare, por edhe personalisht, kohët e fundit kryeministrit Edi Rama që të mundësonte rihapjen e kësaj çështje, ashtu siç edhe i kishte premtuar, për të mësuar më shumë për rrëmbimin dhe zhdukjen e babait të tij, por asgjë nuk u bë.
Në një intervistë të dhënë për Dita Adriani ka komentuar ndjesinë që përjetoi kur Sali Breisha u shpall non-grata nga SHBA.
“Kur u informova që Sali Berisha u shpall person “non grata” në ShBA, normalisht u ndjeva mirë pasi ishte një rikonfirmim i asaj që ne e kemi thënë dhe ditur prej shumë kohësh, që Sali Berisha është një njeri i lig, një njeri që ka bërë shumë krime, një kriminel.
Pra ka ardhur koha që të gjitha zullumet që ka bërë në këto 30 vite të dalin në shesh. Ndoshta tani është vetëm fillimi i daljes së tyre në dritë. Le të shpresojmë edhe njëherë…
Ai tani është në kohën e pleqërisë që normalisht do duhej të thotë se nuk ka më ndikim direkt në vendimet politike, por unë mendoj që, sa është gjallë ai do të jetë pengesë për të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Rrjedhimisht edhe për zbardhjen e krimeve të ndryshme që ka bërë dhe janë bërë në kohën e tij.
Shpresoj që shpallja ”non grata” të jetë vetëm fillimi i rënies së lavdisë që ai aq shumë e kishte kërkuar dhe ëndërruar, qoftë edhe duke shkelur mbi kufoma.”, u shpreh ai.