Kastriot Islami, ka bërë një shkrim ku e mëson kreopozitarin Lulzim Basha se si të bëjë politikë.
Edhe pse në PD vite më parë ai cilësohej si “Kaçi i Zi”, sot vjen në versionin “Kaçi i Bradhë”, për të shpëtuar fatet e Shqipërisë.
Në tentativën më të fundit për të mos u shkëputur nga politika edhe pse ngeli jashtë Parlamentit, Islami i tregon Bashës se duhet të ngrerë një ekip sa më të madh dhe gjithëpërfshirës për qeverisjen e ardhshme.
“Qytetarët do të krijonin besimin nëse do të kishin mundësi të takonin dhe bisedonin me individë që ju ngjallin shpresë.
Një bashkësi individësh që njerëz do të zgjidhin realisht hallet e tyre.
Prandaj e gjithë opozita duhet të ngrejë urgjentisht “ekipin e qeverisjes”. Bazuar në parimin e meritës, ku do të duhen të përfshihen individë me të aftë e me eksperiencë, me vlera e kontribute dhe të motivuar e të sakrificës për të zgjidhur hallet e shqetësimet e qytetarëve. Individë me integritet që ngjallin përshtypjen pozitive dhe shpresë te qytetarët.
Ky proces duhet te jetë gjithëpërfshirës dhe përbashkues, duke përfshirë të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë tranzicionit por edhe të rinj energjikë, të shkolluar brenda vendit dhe jashtë.
Nga të gjithë forcat politike opozitare që do të pranonin të bashkëpunonin. Individët, anëtarë të ekipeve të qeverisjes së nesërme mund të propozohen apo miratohen, përmes mekanizmash adekuatë e transparentë nga qytetarët dhe jo të imponohen nga partitë apo të parashutohen prej tyre,” thotë Islami i cili ende ka shpresa se Basha do të bëhet një ditë kryeministër. (TemA)