Ndërkohë në media ka nisur të lakohet emri i bashkëshortes së Gerti Bogdanit, Edlira Çepanit, si një mundësi i opozitës për bashkinë e Tiranës, në PD, me sa duket, shumëkujt nuk i ka pëlqyer.
Dhe si gjithmonë, gjendet një emër, në gojën e së cilës të vihet mendimi që qarkullon korridoreve të PD-së.
Si gjithmonë, në dispozicion për vigjilencën në PD është Adriana Kalaja, heroina e protestave dhe e gjyqeve, që përdoret nga partia, por në fund nuk i jepet asnjë post apo pozicion.
Kësaj radhe ka sulmuar pikërisht Edlira Çepanin, e cila, sipas Kalasë, qenka armike, sepse është përdorur nga Yuri Kim dhe ka përfituar projekte nga Soros ashtu si Argita Berisha, Jamarbër Malltezi, lulzim basha dhe dhjetra politikan të tjerë në PD.
“Kur të propozoni emra, minimalisht shihni profilin në të kaluarën të kandidates/it. Mos na detyroni të nxjerrim prova për përfshirjen në projektet e Fondacionit Soros dhe inceneratorët. Aq më shumë, në marëveshtjet dhe planet me mafiozen Yuri Kim kundra PD dhe opozitës shqiptare. Dhe Ju e dini që unë gjithmonë akuzoj me prova. Kaq.” – shkruan Kalaja në një postim.