Djali i aktorit dhe regjisorit të Hollivudit, Rob Reiner, është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së prindërve të tij.
Sipas Departamentit të Sherifit të Los Angeles (LASD), Nick Reiner, 32-vjeçari është arrestuar dhe përballet me akuza për vrasje të rëndë penale. 32-vjeçari ka folur më herët publikisht për problemet e tij me varësinë nga droga dhe periudhat e vështira jetësore.
Rob Reiner, 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Michele Singer Reiner, 68 vjeçe, u gjetën të pajetë në rezidencën e tyre luksoze në Brentëood, Los Anxhelos. Pas krimit autoritetet deklaruan se viktimat dyshohet se ishin goditur për vdekje me thikë.
Rob Reiner ishte i njohur për regjinë e filmave të famshëm si This Is Spinal Tap, Ëhen Harry Met Sally dhe The Princess Bride. Ai dhe Michele Reiner ishin të martuar prej 36 vitesh dhe kishin tre fëmijë.






