Me anë të një postimi në Instastory aktorja e njohur Olta Gixhari duket se ka një hall si shumë prej nesh, atë të parkimit.Gixhari i ka shkruar një mesazh publik kryebashkiakut Erion Veliaj.
Olta ka treguar se është gjobitur pasi ka parkuar makinën poshtë shtëpisë së saj. Ajo kërkon një zgjidhje nga Veliaj se ku mund të parkojë tjetër.
“Kam një muaj që parkoj këtu dhe sot mora gjobë! Të lutem më jep një zgjidhje se unë nuk mund të kaloj jetën duke u gjobitur poshtë shtëpisë çdo ditë ose duke paguar çdo orë. Ku të parkoj se kam një bebe që më pret në shtëpi? Vështirësi e madhe të shkosh në shtëpi”, ka shkruar ajo.