Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor në Gjermani ka hapur një treg të ri me potencial të madh si terapi në rastin e kurimit të sëmundjes së multipël sklerozës, dhembjeve kronike apo simptomave që shoqërojnë disa sëmundjeve të tjera si kanceri apo SIDA.
“Kur marr kanabis ndjej më pak dhimbje dhe kam më pak ngërçe,” – thotë për DW, Christoph Schäkermann, që vuan nga sëmunda e multipël sklerozës që prej vitit 2015.
Prej marsit të vitit 2017 canabisi lejohet që të tregtohet në farmacitë gjermane legalisht për t’u përdorur për arsye mjekësore.
Mjekët mund t’u japin madje një recetë speciale pacientëve që të përdorin kanabis në rast se terapitë e tjera alternative nuk kanë efekt. Kostot në një rast të tillë i marrin përsipër shoqëritë e sigurimit, sepse pesë gram lule kanabisi kushtojnë në farmaci mbi 125 euro.
Në gjysmën e parë të vitit 2017 mjekët lëshuan më tepër se 10.600 receta për kanabis. Për këtë arsye shpesh në farmaci nuk e gjen dot këtë medikament me bazë bimore.