Pas shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi i emëruar nga kllouni presidencial Ilir Meta si anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, pa kaluar në filtrin e vetingut, një tjetër anëtare e propozuar nga ai për këtë Gjykatë ndalohet të kandidoi për 15 vjetë në sistemin e drejtësisë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar zyrtarisht Regleta Panajotin që të marrë pjesë në garën për Kushtetuese. Panajoti u shpall si kandidate për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Ditën e sotme, në mbledhjen e KED u vendos që të shfuqizohet vendimi i datës 24.07.2019 për lejimin e kandidates Regleta Panajoti për vendin vakant.
Kujtojmë se rreth 3 javë më parë, KPA hodhi poshtë vendimin e KPK për Regleta Panajotin duke ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe ndaloi emërimin si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare.
Njoftimi i plotë:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 17.08.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020.
Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019: – Regleta Panajoti.
Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, si dhe përfaqësuesja e Presidentit të Republikës. Nuk mori pjesë në këtë mbledhje Avokati i Popullit apo subjektet e tjera.
Pas miratimit të procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim si dhe duke u bazuar në vendimin nr.19 datë 30.07.2020 të Komisionit të Posaçëm të Apelimit , vendosi: 1. Shfuqizimin e vendimit nr.75, datë 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për lejimin e kandidimit të kandidatës:
Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.
1.1 Ndalimin e kandidimit të kndidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:
Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.
2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:
Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019.
Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të Znj. Regleta Panajoti do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Natyrisht pritet dalja e Tedushit si zëdhënësi lolo i Ilir Metës, për të deklaruar ato që deklaronte për Besnik Muçin:
ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!