Nga Klaudia Malaj
(Të gjitha daljet publike deri më të tanishme të Babales ai ka qenë po njësoj, si një adoleshent që e ka kapur babai me cigare dhe nuk po di çtë thotë!)
E mbaj mend si sot kur nisi “seriali” “Babalja nuk ecën vetë”. Mediat u pushtuan nga lajmi se opozita do të publikonte fakte që inkriminojnë vëllain e ministrit të Brendshëm Farmir Xhafaj, duke hedhur mbi ministrin të gjitha pikëpyetjet deri aty se si kishte mundësi që nuk ishte përgjegjës së çafrë bënte vëllai i tij.
Sot, pasi afro gjysmë viti nga publikimi i një videoje mesazhi, i zbardhjeve të tabulateve të telefonatave të bëra, rezulton që Babalja ka ende muhabetë me ish baxhanakun, bën biseda me shokë të djalit të tij dhe del se nuk ja ka idenë se për çfarë po flitet.
Madje Alizoti, i cili deri para një jave ishte kunati i tij doli që ishtë shok i një shoku në Spanjë.
Po cila ishte lidhja e Babales me trafikun e drogës?
Nga eksperienca ka shumë të dhëna se ata që i hynë valles së trafikimit ose qendrojnë në bandë ose vriten, jashtë nuk mund të dali askush. Një nga rregullat e mafias. Askush nuk shpëton, aq më tepër të ketë mundësi të flasi si Babalja që nuk po di më si ta tregojë historinë.
Duket se ky serial nuk do të përfundojë deri sa të dal në skenë emri i skenaristit dhe regjisorit, i cili rrugës u tradhtua nga aktorët dhe para kamerave luajtën rolet që dëshironin.
Tani gjithcka po i përngjan filxhanit të kafesë, ku fallxhorja merr me radhë të gjitha shkronjat e alfabetit deri sa të qëllojë me ndonjë që njeh apo nëse e sheh që me “B” nuk del “Babale” thotë, “beso se ajo që ëndërron do rrealizohet”.
Sado që përpiqet media ta zgjidh këtë bisedë mes “aktorëve” askush nuk mban përgjegjsi dhe në valle do hynë edhe persona që nuk kanë pse të jenë të përfshirë në këtë çështje.
Sikur të gjitha mediat të bënin një pak, një ditë të mos merreshin me këtë çështje, do e kuptonin se sa pa vlerë është bërë ajo tani edhe pas përgjigjes së dërguar nga Britania e Madhe, ku thotë ndër të tjera se aty nuk është zëri i Agron Xhafës.