Policia e Malit të Zi ka sekuestuar sot mbi një ton kokainë, sasia më të madhe të drogës të zënë ndonjëherë në këtë shtet.
Droga ishte fshehur në një dërgesë me banana, ndërsa dy persona kanë rënë në prangat e policisë. Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica.
Ndryshwe nga veprimete policisë shqiptare policia malazeze ka ndërhyrë mbasi sasaia e drogës ishte shkarkuar dhe transportuar nga Tivari në Podgoricë në lagjen Majanoviç duke arrestuar porositësit e vërtet dhe jo ato të dyshurit sipas varaiantit shqiptarë, që e bllokon ngarkesën që në port pa asnjë motiv dhe pa asnjë arsye, duke u dhënë mundësi kokave të trafikut të rrinë të qetë dhe duke penalizuar pronarë firmash dhe shofera të punësuar, që çuditrisht dhe logjikisht nuk kanë asnjë lidhje me ngarkimin e kontenierëve.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Tëitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviç.
Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s dhe ka hapur po ashtu negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, përpara se t’i bashkohet BE-së, ai e ka për detyrë të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin.