“Bolla e zezë” e politikës, qeverive, presidencës, drejtësisë, trafiqeve, krimit e korrupsionit në këto 30 vite tranzicion, Monika Kryemadhi, ka sulmuar në media, Drejtoren e ONM (Veting) për Ballkanin Perëndimor, zonjën Genoveva Calavera, duke thënë se ajo paguhet 26 mijë Euro dhe vjen vetëm 1 herë në 3 muaj në Shqipëri.
Gjersa karnavalja Monika Kryemadhi, i përgjon zonjës Calvera, grafikun e qëndrimit në Shqipëri; patjetër që e ka ngatërruar me pleqtë dhe PUB-istët e mbetur në LSI.
Sepse ata, ngaqë i ushqen e paguan me milionat që u ka vjedhur shqiptarëve, me emërimet në drejtësi e administratë e ato nga trafiku i kokainës; detyrohen t’i paraqiten çdo mëngjes, drekë e darkë tek hyrja e pallatit 10 kate, tek 2 suitat në Kodra e Diellit, tek shkallët e vilës Dublex në Bllok apo në vilën perandaroke të Lalzit.
Sulmi ndaj shefes së ONM, nuk është lajthitje e Monikës, por hungërimë dhe përpëlitje e saj, kundër reformës në drejtësi, për dy motive që i kanë futur tmerrin familjes mafioze presidenciale:
Nëpërmjet procesit të “Veting”-ut, shefja dhe stafi i ONM, me sytë e veshët hapur mbi punën e komisioneve KPK e KPA, po i shporr Monikës e Ilirit, prokurorët dhe gjyqtarët e 30 viteve, të përdorur për të mos ndëshkuar krimet dhe kriminelët e tyre.
Sulmi ndaj Calaverës, është shfryrje mjerane ndaj faktit, se Monikës e Ilirit, i janë bllokuar të gjitha skemat penguese e kërcënuese ndaj SHBA-BE, për të kapur mbi 50% të vendeve në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese.
Kjo krizë psikologjike me shkak frikën nga prangat dhe sekuestroja, që ka kapur çiftin presidencial, i ka nxitur deri në sulme të tilla si ai për pagën dhe agjendën e punëve të Drejtores së ONM në Ballkan.
Deklarata e karnavales Kryemadhi, kundër zonjës Calavera, është tregues rëndese psikike e të dyve, si çift presidencial që kanë “1 mal me dosje penale” në 30 vitet e sundimit të tyre.
Ky tërbim të zhyturish në krime, është shtuar së tepërmi e ndaj çdo zyrtari dhe institucioni ndërkombëtar, që po merret me reformën në drejtësi, për shkak se jashtë ndikimit e presionit të Ilir Metës, ata krijuan BKH dhe po ngrenë dy gjykatat sipërore, të cilat nuk janë më në dorë të klanit Berisha-Meta.
Pyetja logjike është kjo:
Përballë këtij dështimi e kapitullimi; çfarë qëndrimi ndryshe, mund të pritet nga Saliu, Monika e Iliri; kur e kanë kuptuar përfundimisht, se do çohen para ligjit; madje këtë e dinë më qartë, se ekuivalentët e tyre shefa politike e pushtetesh në Kroaci, Maqedoni etj.
Ndaj sulmon Monika dhe do vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe më psiko-egërsisht; sa herë jep kushtrimin Sali Berisha dhe sa herë e vërsul Ilir Meta, kur i duhet të bëjë presion ndaj SHBA-BE e ONM (Veting), me ëndrrën për të futur në strukturën e lartë të drejtësisë, “monstra” të llojit Llalla, Beçaj, Fullani etj./Pamfleti