Aventura amerikane e partisë së ish-kryeministrit grek, Alexis Tsipras, nuk ka zgjatur shumë. Kryetari që e pasoi në detyrë, ia ardhuri nga SHBA, Stefanos Kasselakis, ka njoftuar largimin nga SYRIZA për shkak të divergjencave të mëdha me ekipin drejtues.
“Sot është një ditë e gëzuar, pasi është krijuar një lëvizje e demokracisë, qytetarëve të lirë dhe progresit. Po krijojmë një lëvizje nga shoqëria për shoqërinë”, është shprehur Kasselakis para një turme në Tavros, në jug të Athinës.
Ai i ka uruar fat SYRIZA-s të cilën e drejtoi për pak kohë. Pa marrë mirë detyrën ai ka nisur avazin e njohur të politikanëve të sotshëm që shpallen shërbëtorë:
“Ju do të vendosni si do të quhet partia që do lindë nga kjo lëvizje. Partia do të jetë e juaja dhe unë do të jem shërbyesi juaj”.
Kasselakis u largua pasi ekipi drejtues I SYRIZA-s e përjashtoi atë nga gara për kryetar.