Nënkryetari i PD-s, Edi Paloka, thotë se Tahiri “sfidon” drejtësinë “duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë”, duke qenë se dosja e tij është një ditë para verdiktit nga Gjykata e Lartë.
Mirëpo Paloka me dëshirë apo pa dashje nuk na thotë se cila është arsyeja që ngatërron kalin me shalën dhe nuk thotë se Tahiri nuk është pronari i kalit po i shalës gjë që nuk ështq e vërtetë përveç se pasioni i tij për hipizmin.
Ndërsa përsa i përket përballjes së tij me drejtësinë, është i vetmi ministër me një histore të sajuar nga një Jetzi Olldashi italian nga Catania dhe Shqup babolet, që është përballur dhe vazhdon të përballet me drejtësinë, kurse Paloku dhe Babolet vazhdojnë t’i fshihen drejtësisë.
Ja çfarë shkruan Paloku
“Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!
Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.
Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…
Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro. Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!
Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…,” shkruan Paloka.
Një pyetje Palokut: Tani Saimiri është i zoto i kalit apo i Shalës?! Vertetë njerëzit blejnë shalë për kalin e botës?!
Po shala e kalit kafe sa kushton?!