Me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, Ronaldo dëshironte të mbështeste Neymar, kur ky pësoi dëmtim ndaj Serbisë dhe do të mungojë dy ndeshjet pasuese të fazës në grupe të Botërorit:
“Jam i sigurt se shumica e brazilianëve, si unë, të duan dhe të admirojnë. Talenti yt të ka çuar aq larg sa që ka admirim për ty në çdo cep të botës. E megjithatë, për të arritur atje ku ke arritur, për sukseset që ke patur, je goditur nga zilia dhe keqdashja, deri aty sa dikush feston plagosjen e nje ylli si ty.
Ku kemi arritur, çfarë bote është kjo, çfarë mesazhi po iu dërgojmë të rinjve tanë. Është e trishtueshme të shohësh një shoqëri që lëviz drejt banalizimit, intolerancës dhe pranimit të gjuhës së urrejtjes”.
Megjithatë, Ronaldo ka shpresë: “Në ndryshim nga kjo dhunë verbale me fuqi shkatërruese, sot të them: kthehu më i fortë! Më me përvojë! Me uri më të madhe për gola! E mira që bën brenda dhe jashtë fushës është shumë më e madhe se zilia ndaj teje.
Mos harro asnjë moment nga rrugëtimi që ke përshkuar dhe të ka bërë një idhull të futbollit botëror. Brazili të do! Torcida e vërtetë, ai që të mbështet, ka nevojë për golat e tu, për driblimin tënd, guximin dhe harenë tuaj. Gëzoje dashurinë që vjen nga pjesa më e madhe e vendit”.
Ronaldo përfundon: “Mos i lumturoni frikacakët dhe ziliqarët. Festoni dashurinë që vjen nga pjesa më e madhe e vendit tonë. Do të ngriheni në krye, urrejtja le të bëhet motivim. Për të gjithë ata që më kanë lexuar deri këtu kërkoj që të dërgojnë energji pozitive për Selecao, për Neymar, për Danilon dhe të gjithë lojtarët”.