Dukesha e Cambrige Kate Middelton festoi ditëlindjen e 38-të ditën e sotme.
Ajo u fotografua duke mbërritur në shtëpinë e saj “Kensington Palace”, duke vozitur veten dhe veshur një xhaketë jeshile.
Dita e madhe e Dukeshës së Kembrixhit erdhi vetëm disa orë pasi princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan vendimin e tyre tronditës për familjen mbretërore.
Në llogarinë zyrtare, Harry dhe Meghan shkruajtën: “Duke uruar një ditëlindje shumë të lumtur për Dukeshën e Kembrixhit sot!”, të shoqëruar nga një zemër dhe një emoji tortë ditëlindjeje.
Princ Harry aktualisht është i gjashti në fron pas babait të tij, Princit Charles, vëllait, Princit William dhe tre fëmijëve të William, Princi George, 6 vjeç, Princesha Charlotte, 4 vjeç dhe Princi Louis,1vjeç.
Persona të brendshëm thonë se ftohtësia midis vëllezërve shkon më thellë nga sa e kuptojnë të tjerët.
Sot, pasojat nga përçarja që filluan dy vite më parë me fejesën e Harry-it me Meghan, ku burimet thonë se William e paralajmëroi Harry-n, vazhdon të gërryejë të gjithë familjen mbretërore, ku së fundmi ishin planet e Krishtlindjes, pasi Meghan dhe Harry njoftoi se ata nuk do të kalonin pushimet me familjen mbretërore në Sandringham.
“Ka shumë të lënduar në lidhje me këtë,” i ka thënë një burim mbretëror “People”.