Ish ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka reaguar lidhur me mungesën e kryeministrit Albin Kurti në samitin BE-Ballkani Perëndimor i cili po zhvillohet në Tiranë.
“Une nuk kuptoj nje gje: Kryeministri i Kosovës nuk merr pjesë në samitin e nesërm për Ballkanin Perëndimor – BE në Tiranë.
As Qeveria e Kosovës nuk ka dërguar ndonjë përfaqësues. Kurti është në ditën e pestë – po të pestë të vizitës në MB. Kush po qeveris ne kete vendin tone?”, shkruan ai në platformen X.
Asnjëri prej liderëve shtetërore nuk është i pranishëm në kryeqytetin shqiptar, për të përfaqësuar Kosovën në samitin ku në fokus do të jetë paketa 6 miliardë euro e fondeve që BE do të shpërndajë në formën e ndihmave, kredive dhe granteve për projekte të caktuara, për 6 vendet e rajonit.
Ndryshe nga Samiti për Ukrainën ku Prishtina zyrtare u përfaqësua me presidenten Vjosa Osmani, ditën e sotme Albin Kurti nuk ka udhëtuar drejt Tiranës, por ky idiot që drejton Kosovën do t’i drejtohet liderëve të pranishëm virtualisht përmes një video-mesazhi a thua se është Erdogani.