• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Katër skandalet që tronditën Bashkimin Evropian

December 4, 2025
in Bota

sh-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian dhe rektorja aktuale e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, zyrtari më i lartë i Komisionit, Stefano Sannino, dhe një zyrtar tjetër i lartë i Kolegjit të Evropës u liruan sot, të mërkurën në mëngjes.

Të tre u arrestuan të martën si pjesë e një hetimi nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian pas dyshimeve të forta për mashtrim në periudhën 2021-2022 në lidhje me një vendim të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm për t’i dhënë Kolegjit një program të akademisë diplomatike të BE-së.

Të arrestuarit akuzohen, ndër të tjera, për korrupsion dhe mashtrim.

Ky është skandali më i fundit që ka “tronditur” Bashkimin Evropian.

Dorëheqja e Komisionit në vitin 1999

BE-ja mbeti pa kryetar më 16 mars 1999, pasi i gjithë Komisioni dha dorëheqjen pas një raporti të komisionit të pavarur që gjeti një “humbje kontrolli nga ana e lidershipit”. Presidenti i Komisionit dhe ish-kryeministri i Luksemburgut, Jacques Santer, iu nënshtrua presionit pasi u zbuluan skandalet e keqmenaxhimit të fondeve dhe nepotizmit, me komisioneren Edith Cresson që i ofroi fonde evropiane mikeshës së saj.

2011 “Para për Ndikim”

Në vitin 2011, Zyra Evropiane Kundër Korrupsionit hapi një hetim ndaj katër anëtarëve të Parlamentit Evropian nga Rumania, Austria, Spanja dhe Sllovenia, pasi ata kontaktuan gazetarë që paraqiteshin si lobistë duke premtuar para për të promovuar projektligje. Eurodeputeti austriak Ernst Strasser dhe kolegu i tij slloven Zoran Thaler u dënuan me katër vjet burg.

Pfizergate 2021

Pfizer dyshohet se u favorizua nga Presidentja e Komisionit për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 në prill 2021. Ursula von der Leyen shkëmbeu mesazhe me presidentin e kompanisë farmaceutike, Albert Bourla, duke negociuar një marrëveshje prej 35 miliardë eurosh për 900 milionë doza vaksinash. Gjykata e lartë e BE-së vendosi që von der Leyen shkeli rregullat e transparencës, pasi mesazhet u zhdukën. Megjithatë, Presidentja e Komisionit i mbijetoi mocionit të mosbesimit kundër saj.

2022 Qatargate

Në dhjetor 2022, policia belge arrestoi nënkryetaren greke të Parlamentit Europian, Eva Kaili, dhe eurodeputetin Antonio Pantseri. 1.5 milion euro u sekuestruan në rezidencën e Kailit dhe në vende të tjera, para që vinin nga tarifa të paligjshme për promovimin e interesave të Katarit dhe Marokut në Parlamentin Europian. Kaili dhe bashkëshorti i saj, Francesco Giorgio, këmbëngulin në pafajësinë e tyre.

Next Post

Zbardhen negociatat deri në orët e para të mëngjesit, Putini pranoi disa propozime amerikane për Ukrainën

Foltorja ime kundër Bashës ishte legjitime, kjo e Salianjit është aktivitet privat…

Edmond Spahoi çjerr maskën "baba" Saliut: Mashtruesin që mbolli flokët dhe rregulloi hundën e shpallët të burgosur politik

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved