Shembja e urës në Genova ka ardhur si pasojë e neglizhencës në mirëmbajtjen e saj në dekadat e fundit. Ministri i Infrastrukturës, Danilo Toninelli, zëvendësi i tij Edoardo Rixi, si dhe Claudio Borghi, bashkëantar i së njëjtës parti janë përfshirë në polemika politike mbi përgjegjësitë, për sa i takon katrastrofës së sotme në Genova.
“Në këto 60 ditë, kemi dërguar menjëherë punëtorë, të cilët do të kujdeseshin për mirëmbajtjen e urës, si dhe me garantimin e sigurisë së saj për njerëzit. Urat e ndërtuara nga vitet ’50 deri në vitet ’70 kanë nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme. Kjo qeveri do të investojë, pikërisht aty, për të evituar tragjedi të këtij lloji. Si qytetar italian, më vjen keq që konstatoj se kjo strukturë nuk është mirëmbajtur si duhet, ajo çka ndodhi është prova e gjallë e ksëaj” , tha për Tg1 ministri i Infrastrukturës Danilo Toninelli
“Nuk mund dhe nuk duhet të ndodhin në një vend të zhvilluar tragjedi si kjo. Ai që do konsiderohet përgjegjës, duhet të pagujë deri në fund. Nuk është e mundur që imazhe të tilla të shihen në një vend si Italia”, nënvizon ministri.
“Dikush mund të thotë se bëhet fjalë për një tragjedi të paralajamëruar, sigurisht që ishte një urë, e cila kishte nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme. Liguria në këto momente është e ndarë në dysh”, thotë zëvendës ministri i Infrastrukturës Edoardo Rixi.
“Tani do të fillojnë hetimet, uroj që askush të mos e ketë uruar një ngjarje të tillë. Është e qartë që duhet kuptuar se cili ka qenë gabimi, kush ka bërë gabim”, shtoi ai.
“ Tragjedia e Genova-s na kujton se “investimet publike”, për të cilat kemi nevojë të gjithë janë duke u neglizhuar nga të gjithë. Ura, rrugë, ujësjellësa, të lëna pas dore me vite me justifikimin “nuk ka fonde”. Para së gjithave duhet të mendojmë për sigurinë e Italianëve”. Kështu ka shkruar në Twitter , deputeti Claudio Borghi.