Një periudhë veçanërisht e lumtur në jetën e saj duket se po kalon këngëtarja e njohur Katy Perry, e cila së fundmi është shfaqur shumë pranë ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau. Artistja ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqet së bashku me të dhe me vajzën e saj, duke treguar se po kalojnë momente të bukura së bashku.
Sipas një shkrimi të publikuar nga RadarOnline, këngëtarja kishte prej kohësh dëshirën për një ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj personale dhe në imazhin publik. Burime pranë saj thonë se ky ndryshim duket se erdhi pikërisht në momentin kur nisi marrëdhënia me Trudeau.
Madje, për të treguar sa shumë përputhen me njëri-tjetrin, Perry thuhet se ka ndarë edhe hartën e tyre astrologjike në llogarinë e saj personale në Instagram, të mërkurën më 11 mars.
“Ajo e priste prej kohësh këtë marrëdhënie me Justin dhe e dëshironte shumë”, ka deklaruar një burim për median, duke theksuar se tani ajo e sheh të ardhmen e saj në një mënyrë krejt ndryshe.
I njëjti burim shtoi se këngëtarja është ajo që po bën shumicën e hapave në këtë raport, ndërsa të dy duket se ndajnë një qëllim të përbashkët: “Katy dhe Justin duan të ndryshojnë botën për mirë dhe duan ta bëjnë këtë së bashku”.
Sipas të njëjtit publikim, çifti beson se duke u paraqitur si një ekip mund të shfrytëzojë famën dhe ndikimin e tyre për t’iu afruar faktorëve të fuqishëm financiarë dhe për të mbledhur fonde për kauza bamirësie.
Gjithashtu, thuhet se Katy Perry po mendon në plan afatgjatë dhe dëshiron që marrëdhënia e saj me Justin Trudeau të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, duke shmangur tensionet që mund të krijojnë publicitet negativ.
Siç theksoi burimi, fakti që ata synojnë të përdorin famën e tyre për t’u marrë me çështje të mëdha globale tregon edhe për dinamikën dhe potencialin që mund të ketë kjo marrëdhënie.









