“Delirant! Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar emisari Trump Grenell, por kjo nuk i ka pëlqyer mbetjes së fundit të llumit të bllokut Andi Bushati, e cila është më se e vërtetë.
Albini Kurti me veprimet e tij sovranistokomuniste ka sanksionuar veten dhe Kosovën dhe janë apo nuk janë mardhëniet e mira me SHBA nuk i di Andi i Hysni Kapos por ©renelli i Trump.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për sulmin e Richard Grenell ndaj Albin Kurtit pak ditë para zgjedhjeve në Kosovë.
Bushati e quajti Grenell një “kaubojs rrugaç”, ndërkohë që ndërhyrjet e tij i barazoi me metodat e Nixon në Kili.
“Deri sot në drekë kam qenë në Prishtinë, po të shikoje këto mjediset mikroborgjese të Prishtinës, ka një lloj frike nga kjo deklaratë. Me këtë që themi “obobo Amerika”. Kishte lajm tjetër sot, që Twitter i Grenell është shpërndarë nga djali i Trump, pra edhe familja Trump nuk e dashka Albin Kurtin.
Tani, ne nuk e dimë por deri tani Grenell është këshilltar special i Trump për Ukrainën, por ende nuk ka për Ballkanin. Ai u shfaq edhe në Venezuelë, mund ta sjellë edhe në Ballkan por deri tani nuk ka emërim për Ballkanin. Por, e zëmë se e ka. Çfarë përfaqëson Grenell? Është njeri që me mënyrën më të ndyrë të mundshme, ka mbrojtur çdo interes të Vuçiç në këtë rajon. Nuk po them urdhërin e flamurit në Beograd dhe interesat financiare në Beograd, apo që e kam dëgjuar për Banjskën të justifikojë aktin terrorist.
Washingon Post dhe The Guardian e etiketojnë si një lobist ditkatorësh, që merr para për të ushtruar shërbime. A duhet një personazh i tillë të na ndikojë, nuk po them ata që kishin frikë në kafetë e Prishtinës, por njerëz që kanë një aparat të të menduarit, a mund ti frikësojë kjo? Mendoj se si rrallëherë çështje që kanë lidhje me Shqipërinë, kur Grenell bëri grusht shteti në Kosovë, intelektuale me zë të kontinentit janë ngritur dhe i kanë denoncuar metoda si ato të Nixon në Kili.
Para se të themi efektin që do të kemi, a duhet të analizojmë këtë qëndrim dhe një rrugaçi kaubojs ti vëmë emrin? Duhet ta portretizojmë si kaubojs rrugaç, që sillet në një mënyrë që nuk e lejon Konventa e Vjenës dhe as morali komun”, tha ndër të tjera Bushati.