Kryeministri Rama ka reaguar në “Twitter” për ligjin e heqjes së kazinove.
Ai shkruan se “çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”
Postimi i plotë:
Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm.
Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre!
Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj 😉