Ku janë të dhënat se lejet e ndërtimit kanë prekur xhepat e qytetarëve të Tiranës dhe aktivitetet kulturore që kanë sponzorizuar këta biznesmen nuk janë kryer, sepse dyshimet se këto para janë dhënë si shpërblim për gjoja një ose dy leje ndërtimi, që ka marrë çdo njëri nga ndërtuesit, është një padituri skandaloze nga noterprokurori Dado.
Duke e nisur nga fillim, dhënia e një leje ndërtim nuk është vendim marrje individuale. Kjo është një procedur e gjatë e specialistëve të fushës dhe jepet nga Këshilli i Rregullimit të Teritorit. Duke mos u marrë me detaja, nga një leje ndërtimi përveçse zhvillimit rural, qyteti i Tiranës përfiton 12% të vlerës së ndërtimit për lejen, para që derdhen në arkën e Bashkisë dhe nuk kanë asnjë mundësi të fshihen mos të paguhen apo të abuzohet, sepse procedura elektronike ligjore, nuk të lejon asnjë ndërhyrje deri në zbardhjen e lejes. Gjithashtu Bashkia e Tiranës përfiton 3% të ndërtimi banesa sociale falas. Natyrisht që nuk duhet harruar se ekziston dhe një VKM për sponsorizimin e aktiviteteve kulturore artistike nga bizneset, të cilëve ky sponsorizim u njihet edhe nga sektori i Tatimtaksave.
Pra nëse Erion Veliaj paska gjeneruar miliona euro nga këta ndërtues a mundet Olsi Dado të shpejgoi se ku është dëmi ekonomik apo i ka dhimbur prapanica për paratë që ka paguar lejen e tij të ndërtimit të padeklaruar dhe është në vazhdën e hakmarrjes.
Nëse këto biznes paskan dhënë shpërblim, a mundet të shpjegoj Olsi Dado favorizimet që u janë bërë në shkeljet të ligjit për Lejet e Ndërtimi? Jo, Olsi nuk jep asnjë shpjegim por pretendon se janë bërë për 50 mijë euro për gruan e Veliajt, e cila sipas tij kishte aktivitete fiktive kur dhjetra aktivitete të kompanisë “Harabel” janë fizikisht dhe matrialisht në pikat nevralgjike të qytetit… të sponsorizuar nga bizneset.
Kurse rrobat Zara me 850 milion lekë vetëm një idiot dhe analfabet funksional mund të imagjinoj, sepse minimalia do mbusheshin 10 kontenier dhe kjo kalon kufijtë e imagjinatës që mund i kenë gjetur në një garderobë.
Do besohet vërtet kjo përrallë e ngritur nga Ufo Nesti Angoni, që ka shumë gjasa të jet vetë Olsi me shokë të katapultuar në SPAK në menyrë skandaloze?
Në fund lind pyetja: Ku janë vjedhur qytetarët dhe sa janë vjedhur?
Edhe nëse Arjola Xoxa paska marrë me fatur disa donacione si shpërblim për favoret që Olsi dhe Dumani nuk i shpjegojnë se cilat janë, kurrë xhepat e qytetrëve nuk preken… kjo quhet mitmarrje, sepse nëpunësit publik nuk i lejohet të marri dhurata për shkak të detyrës.
Pra Olsi duhet të shpjegoi se kush i mori këto para, të deklaruar sepse destinacion i përdorimit jo me letra bakalli ku flitet si thashethem prostitutash në bordello dhe kur nuk është në dorë të prokurorisë që pasi ka marrë në dorë tendrat e bashkive të majta, tani do të drejtoi dhe aktivitete.
Sipas akuzës këto para i kanë paguar ndërtuesit si rryshfet, pra taksapaguesit nuk kanë paguar asnjë qundarkë, por kanë përfituar miliona, por për fat të keq ky grup që heton janë të paaftë të arsyetojnë dhe delirojnë edhe pak kohë, duke shkelur ligjin për një arsye të vetme… nga dhimbja e disfatë që u shkaktoi dalja bosh e hetimit të Dosjes “5D”, ku u lodhën për ta përfshirë Veliajn./Ekskluzive.al