Komisioni Europian ka publikuar raportin e parashikimit ekonomik të vjeshtës 2021 për Shqipërinë. Në raport thuhet se ekonomia e vendit pësoi një tkurrje për shkak ndikimit të pandemisë, por u përshpejtua në gjysmën e parë të 2021.
Komisioni parashikoi një rritje ekonomike me 4,1 % në 6,9 %. “Ekonomia shqiptare u tkurr me 4,0 % në vitin 2020 për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 në turizëm, shërbime dhe prodhim. Rimëkëmbja e moderuar, që filloi në tremujorin e katërt të 2020, u përshpejtua në një rikthim të fortë në gjysmën e parë të 2021.
Parashikimi pranveror për rritjen ekonomike në 2021 është rishikuar nga 4,1% në 6,9%, pasi shumica e kategorive të shpenzimeve po rikuperohen në nivelin e tyre. Nivelet e vitit 2019 më herët se sa pritej, investimet dhe kërkesa e jashtme janë shtytësit kryesorë.
Investimet e larta publike dhe një sektor financiar i qëndrueshëm dhe likuid mbështesin rimëkëmbjen e investimeve”, thuhet në raport. Po ashtu në raport thuhet se aktiviteti ekonomik i vendit pritet të normalizohet gradualisht nga 2022 deri në 2023. KE shprehet se rritja e investimeve private pritet të përshpejtohet dhe forcohet nga investimet e huaja.
Nga ana tjetër sa i përket punësimit, KE parashikon ulje të shkalles së papunësisë deri në vitin 2023. “Pas rikuperimit të hershëm të shumicës së kategorive të shpenzimeve në vitin 2021, aktiviteti ekonomik pritet të normalizohet gradualisht në 2022 dhe 2023.
Nga viti 2022, investimet publike pritet të zvogëlohen gradualisht, ndërkohë që rritja e investimeve private pritet të përshpejtohet, mbështetur nga forcimi i investimeve të huaja. Kjo do të ndihmojë gjithashtu që eksportet e shërbimeve dhe prodhimi të tejkalojnë nivelet e para krizës dhe një rikuperim të fortë të importeve të shërbimeve.
E mbështetur nga rimëkëmbja, rritja e moderuar e punësimit pritet të ulë gradualisht shkallën e papunësisë në mbi 10 % deri në vitin 2023”, vijon raporti.