Ditën e sotme një lajm i trishtë bëhet me dije për Flori Mumajesin. Kantautori i njohur ka humbur nënën e tij.
Burime pranë familjes së artisit e kanë konfirmuar lajmin për “Top Albania Radio”, ndërsa mësohet se sot ajo po përcillet për në banesën e fundit.
Nëna e Florit nuk ka mundur të fitojë betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej disa kohësh dhe ditët e fundit ka qenë e shtruar në spital.