Ai është një prej këngëtarëve më të klikuar në botë, ndërsa gjithashtu femrat janë të gatshme ‘të shkulin flokët’ për të edhe pse që nga viti 2008 ka rrëfyer se është gej. Ai ka qënë dhe vazhdon të mbetet më i preferuari i femrave.
Kësaj here, në një intervistë Ricky Martin ka folur për dy djemtë e tij, Matteon dhe Valentinon. Në këtë intervistë na ka habitur pak me deklaratën e tij.
Teksa ka thënë se të qenit gej e bën më të fortë këngëtarin, Martin ka theksuar se dëshira e tij është që edhe dy fëmijët e tij të jenë gej në të ardhmen, edhe pse ende janë të vegjël për të vendosur.
“Ende nuk e di, sepse fëmijët e mi janë të vegjël, por do të doja që ata të ishin gej”, ka thënë Ricky Martin.