BBC i ka kushtuar një artikull këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, me titull “Bebe Rexha: ”I banged on doors until my hands bled”. (Bebe Rexha: ”Trokita nëpër dyer aq sa duart m’u gjakosën).
Në artikull, të cilin mund ta lexoni të plotë duke klikuar këtu, përmenden gjithë sukseset e njohura të Bebes, duke filluar nga shkrimi i këngës së famshme “The Monster” të Eminem-it dhe Rihanna-s apo “Myselft & I” për reperin G-Eazy, për të vazhduar me ngjitjen e Bebes në Top 10 e këngëtareve më të mira në Britaninë e Madhe.
Ndër të tjera, BBC ndalet sigurisht edhe në origjinën e saj, duke e cilësuar si pjesë të treshes fantastike shqiptare: Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.
“Ka diçka në ujin e shqiptarëve”, thotë Bebe duke qeshur. “Jemi të fortë. Ne jemi të ndërtuar si kuajt dhe mund të durojmë shumë vështirësi. Mami dhe babi punonin fort dhe kurrë nuk më treguan se realisht ishim trokë”, shtoi ylli i muzikës.
Babai i Bebes, Flamur Rexha, i lindur në Dibrën e Madhe, emigroi në SHBA në moshën 21-vjeçare. E ëma e këngëtares, Bukurije Rexha, ka lindur në Amerikë nga një familje shqiptare e Gostivarit.