Të joshësh, më e rëndë se vrasja. Ju tregoj për burrat që mbajnë paralelisht 4 gra
Në këtë intervistë për “Panorama Plus” ajo e konsideron veten mëkatare, duke qenë se ekspozimi apo joshja në besimin e saj konsiderohet më e rëndë se vrasja. Për seksin në martesë dhe modën e burrave në kohët moderne që mbajnë nga katër gra paralelisht, Shkëndije ka disa histori për të na rrëfyer.
Njihesh si besimtare e devotshme që falesh pesë vakte dhe lexon Kuranin. Je shprehur se ke mangësi në përmbushjen e plotë të rregullave fetare, po për çfarë mangësish e ke fjalën?
Po, unë kam thënë nuk jam shembulli perfekt si duhet jetë një muslimane. E them këtë për shkak se unë mundohem të zbatoj disa rregullave fetare dhe has kundërshtim me dispozitat e fesë sa i përket veshjes.
Je duke agjëruar në mu-jin e Ramazanit, po cilat janë të mirat sa i takon pastrimit shpirtëror dhe fizik?
Janë disa nga përfitimet e agjërimit, që ndodhin brenda trupit, ndërsa ato shpirtërore janë shumë të mëdha.
Ç’mëkate mendon se ke bërë në jetë dhe që shpreson që Zoti do të t’i falë?
Mëkati më i madh është se, me ekspozimin unë kam joshur të tjerët, diçka që në Islam është më e rëndë se vrasja.
Nga veshjet ekstravagante dhe zhveshjet që ti tërheq vëmendjen në botën e showbiz-it, tani të shohim të mbuluar me shami. Të qenurit e mbuluar, të bën të dukesh po ashtu seksi, apo me veshje të tillë askush s’i kthen sytë nga ty?
Hmmm! Jo, përkundrazi, ka shumë meshkuj që nuk i tërheqin femrat e zbuluara. Sidomos syri i një muslimani nuk e pëlqen zhveshjen, ndërsa të tjerët shikojnë me syrin e shejtanit dhe shejtani pa dyshim që e do zhveshjen dhe është iniciatori numër 1 i saj.
Një vajzë që beson është e ndaluar të bëjë lojëra të ndryshme në shtrat, apo në shtrat lejohet gjithçka, edhe për besimtarët?
Në shtrat asgjë nuk është e ndaluar kur ke kurorë, pra, nëse ke statusin e bashkëshortes. Përveç seksit anal që nuk lejohet, përkundrazi seksi në vetvete është i bekuar.
Ndryshe ndodh me “seksin e dreqit” dhe atë të rrugëve që përveç se është i fëlliqur dhe i përbuzur, më pas të bën të ndihesh e pavlerë. Unë nuk besoj se femra e lejon veten në këtë shkallë me vetëdije, përveç rasteve kur nuk ka njohuri dhe nuk është fare e udhëzuar, apo kur shfrytëzohet nga të tjerët. E përveç se nënçmohet, pas kësaj vjen dënimi. Kështu, zgjidhni cila është më e bukur, ku pa dyshim Islami e ngriti femrën në shkallën më të lartë!
Sa i takon dashurisë, e ke gjetur ti mashkullin e ëndrrave dhe a është kusht që ai të besojë në Zot?
Ai është i caktuar dhe nuk lidhet me ëndrra e mia. Por po e lë si befasi për herën tjetër. Pa diskutim, ai duhet të jetë besimtar dhe madje praktikant i namazit, se s’kam kohë të merrem tani, edhe me shejtanët e tij, mjaft i kam të mitë. (qesh)
Nëse do të kërkohej të hiqje dorë nga jeta që bën, do ia dilje të izoloheshe pa qejfin, alkoolin dhe seksin?
Unë, nëse ndryshoj, është i vetmi Allahu që do më bënte të ndryshoja në emër të tij. Por nuk është izolim nëse nuk ekspozohesh, ose nëse nuk këndon. Islami asgjë nuk ndalon përveçse ka ca rregulla për të mirën tonë, pasi Allahu s’ka nevojë për ndryshimin tim. Unë kam nevojë për Të!
Po ti do të pranoje të ishe një nga shtatë gratë e një muslimani?
Tani meshkujt s’janë në gjendje të mbajnë një grua, e jo më 7 gra. Në fakt, katër lejohen, por janë vënë kushte se në çfarë rastesh, por edhe kjo nuk është e padrejtë, sepse ti ke të drejtë të kërkosh divorc në Islam. Por hajt ma, gjej sot në botën jo islame një burrë që s’i ka 3, apo 4 gra, duke i shfrytëzuar në çdo aspekt: Një e mban të shtëpia për rolin e pastrueses, e dyta është femra që shfrytëzon seksualisht pa kurrfarë normash, e treta është ajo që e gjen në ndonjë shtëpi publike, zyrë, etj.. Kush hyn pak e lexon të drejtën e gruas në Islam. e kupton se Allahu e lartësoi në çdo aspekt, ndërsa jashtë. Femrat keqtrajtohen, shfrytëzohen sepse ka burra që i nxisin vetë gratë të mëkatojnë.