Sali Berisha nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me organet e drejtësisë apo mediat, përpos atëherë kur i ka pasur tërësisht të vetat. Të caktuara me dorën e tij në postet kryesore e deri tek më të thjeshtit.
Kur ka qënë President i vendit, ngriti piramidat mashtruese dhe grabiti të gjitha kursimet e shqiptarëve. Por nuk kanë qënë të mira marrëdhëniet me SHBA-në as kur ishte kryeministër. Sa herë bënte zullume.
Rasti më konkret ka qënë ai i shpërthimit shtetëror të punishtes së demontimit të municioneve në Gërdec. Një punishte e ngritur nga djali i tij, Shkelzen Berisha e bashkëpunëtorët e tij në këtë biznes vdekjeje. Nga shpërthimi i të cilit humbën jetën 26 persona të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Pa llogaritur dëmet materiale për banorët e Gërdecit e zonave përrethe si dhe të bizneseve.
U akuzua asokohe djali i Sali Berishës, Shkelzeni, ish ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi ish kreu i agjencisë antikorrupsion në kryeministri më vonë ministër Drejtësie Enkelejd Alibeaj, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe mbi të gjitha Sali Berisha. Që kishte vënë tërë infrastrukturën e shtetit në funksion të këtij biznesi vdekjeje në Gërdec. Por u dënuan vetëm pak njerëz, pronari i firmës Delijorgji, drejtori i MEICO dhe disa drejtorë të tjerë.
Ndërkohë që ishte ekzekutuar më parë Kosta Trebicka, i cili tentoi të hynte në këtë biznes pa lejen e Shkelzen Berishës. Ndërkohë që vdiq nën rrënoja dhe baxhanaku i Berishës, i caktuar nga Shkelzeni si mbikqyrës, si syri dhe veshi i tij në këtë biznes municionesh. Pavarësisht se Berisha nuk e “njihte”, madje dhe i ndërroi dhe emrin në deklarimin e parë publik.
Por SHBA nuk ka heshtur që në atë kohë. Ambasadori John Uithers ka patur për Sali Berishën një mendim shumë negativ dhe këtë e ka përcjellë përmes kabllogrameve në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Në një nga kabllgramet që i ka nisur DASH ish ambasadori Uidhers bën një përmbledhje paralajmëruese për Departamentin e Shtetit, përpara se ky i fundit të dërgojë për një vizitë në Shqipëri zv.ndihmësin e sekretarit të Shtetit të asaj kohe, Stuart E. Jones.
Situata politike në atë kohë në Shqipëri përshkruhet me tone dramatike e me nota të errëta nga Uidhers, ndërsa vetë Berisha përkufizohet në këtë kabllogram në mënyrën më negative të mundshme.
Disa nga paralajmërimet e sugjerimet e dhëna janë shumë të forta.
“Duhet t’i përcillni Berishës mesazhin e Uashingtonit se sulmet e vazhdueshme për të përfrikësuar Prokuroren e Përgjithshme, kontrolli i sistemit të drejtësisë, përfshirë tentativën për një kontroll total të shërbimit sekret, gjithashtu dhe të medias së lirë, janë të papranueshme.
Të tilla veprime, jo vetëm kërcënojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë në NATO, por gjithashtu mund t’i shkaktojnë për një kohë të gjatë dëme marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në paralëjmërimin e parë.
“Ne kemi çdo arsye të besojmë se tentativa e sekuestrimit të dosjes hetimore nga Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë kërcënimet ndaj prokurorëve për t’i arrestuar, janë aprovuar nga Berisha. Teksa hetimi mbi “Gërdecin” është duke përfunduar, po duket se mundësitë e përfshirjes së djalit të kryeministrit do të jenë shkatërruese politikisht për Berishën dhe me pasoja kriminale për djalin e tij, Shkëlzenin”, thuhet në paralajmërimin e dytë që i është përcjellë Berishës.
“Berishës duhet t’i thuhet nga ana juaj në mënyrë të drejtëpërdrejtë, se të tilla sulme të vazhdueshme po shkaktojnë ndërhyrje në pavarësinë e institucioneve, gjë e cila është e papranueshme dhe se ne nuk do të jemi në krahun e tij duke e lejuar të dëmtojë demokracinë e gjallë shqiptare, por ende të brishtë”, thuhet në paralajmërimin e tretë të SHBA për Berishën.
Ndërkohë që është kërkuar ti përcillet se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të jenë tregues i demokracisë në Shqipëri dhe nuk mund të trajtohen si çështje teknicialitetesh siç janë bërë gjithnë.
Pra kërcënimi ndaj Berishës ka qënë i vazhdueshëm i drejtëpërdrejtë nga ana e SHBA. Ndërkohë që Uashingtoni si autor kryesor të “Gërdecit” sheh Sali Berishën dhe djalin e tij.
Nga ana tjetër dosja e Gërdecit pritet të plotësohet me të dhënat që FBI ka sjellë në Shqipëri, për të pasur një material të kopsitur./Pamfleti.com