Paloka i Berishë , i ftuar në një banak të News 24, tha se kryeministri Edi Rama është vetëm një burracak.
Paloka, duke folur për protestën e opozitës, deklaroi se Shqipëria është një vend i lehtë për t’u destabilizuar, por se opozita kurrë nuk e ka dashur diçka të tillë.
Sipas tij, nëse Rama vijon me veprime ekstreme, duke mos lejuar zgjedhje të lira e të ndershme, atëherë opozita duhet t’i përgjigjet drejtpërdrejtë.
“Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me protestë, por kemi të bëjmë me manifestim, ku u dhanë disa mesazhe. Mendoj se mesazhet janë dhënë. Pjesëmarrja në protestë ishte e kënaqshme, duke parë edhe rrethanat, pasi jemi në mesin e verës. Në këtë protestë ka pasur një prani tepër të madhe të të rinjve.
Ky vend është shumë i lehtë për t’u destabilizuar. Por, nuk ka ndodhur, sepse nuk ka qenë vullneti i opozitës për ta bërë këtë gjë. Por nëse Rama mendon gabimisht se ne nuk e bëjmë…nëse vijon në rrugën e vet me arrogancë, i duhet dhënë përgjigje direkt. Çdo akt ka një mesazh.
Çfarë ndodh në Tiranë, nëse këta 20 mijë protestues shpërndahen nëpër qytet dhe hedhin molotovë. Ne nuk e duam destabilizimin, por nëse ky nuk të lë të votosh, të vendos nën diktaturë, do reagosh në të gjitha format. Jetojmë në një vend që përditë qytetarët vidhen e poshtërohen. Sali Berisha është lider i padiskutueshëm i PD”, tha kyb idiot kur Sali Berisha është krimineli i padiskutueshëm i viteve post komuniste dhe komunisti i fundit në lindje që për turp i ka ngelur në derë Shqipërisë si kopili në derë të kishës.