• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kërkoi lirinë, Ilir Meta lihet në burg! Avokati akuza: GJKKO notere e SPAK

January 5, 2026
in Aktualitet, Kronike

Gjykata e Posaçme i rrëzoi presidentit të partisë së Lirisë Ilir Meta kërkesën për për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. I zhgënjyer nga vendimi u shfaq avokati i Metës Kujtim Cakrani, i cili më herët u shprehu bindjen se kreu i PL do të lirohej. Sipas tij, Gjykata nuk ishte në lartësinë e duhur dhe është kthyer në notere të SPAK, por theksoi se beteja do të vazhdojë.

“Kishim paraqitur kërkesë për zëvendësim të masës, e kishim të bazuar për faktin se prej muajit gusht çështja ndodhet në gjyq paraprak dhe kjo seancë nuk po avancon. Ka patur zvarritje edhe për shkak të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kërkuam zëvendësim të masës së sigurisë, besonim që sot Gjykata të ngrihej në lartësinë enjë gjykate ku të jepte drejtësi,. Mbeti gjykatë e kapur peng, notere e SPAK. Zvarritja nuk bëhet për shkak të tij, janë të prokurorisë, gjykatës dhe palëve të tjera”, tha Cakrani.

Avokati Cakrani tha se Meta nuk mund të lërë garanci pasurore në këmbim të lirisë sepse nuk ka pasuri, por ai u tregua i gatshëm të ofrojë pronat e veta për ta liruar.

“Zoti Meta nuk ishte i pranishëm sepse nuk i beson këto zëvendësimet. Ai ka qëndrimin e tij politik dhe e di pse e ka. Po ne jemi avokatët dhe ndjekim. Zoti Meta nuk mund të lërë pasuri pasurore sepse nuk ka pasuri, unë do t’ja lija nga pronat e mija dhe do ja le me shumë kënaqësi. Meta është aty dhe ne do ta nxjerrim padyshim se ai është i pafaajshëm.

Organi i procedurës sot nuk dha asnjë shpjegim gjykatës dhe nuk kishte asnjë bazë ligjore pse qëndron thjesht thonë që po të dalë do të kryejë të njëjtën vepër, pra sipas SPAK Meta është akoma President, Kryeministër”, tha Cakrani.

Kërkesa e Metës për lirimin nga qelia është rrëzuar edhe më parë nga të tria shkallët e gjyqësorit që kanë vendosur ta lënë në burg, tashmë prej më shumë se një viti. Meta e ka çështjen të hapur edhe në Gjykatën Kushtetuese, të cilës i është drejtuar me pretendimin se mbahet në burg pa të drejtë.

SPAK e akuzon ish presidentin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë.

Next Post

Kirurgjia koronare mini-invazive në spitalin Shefqet Ndroqi, Rama: Risi për strukturat mjekësore publike!

Mesazh i fortë i SHBA-ve, Trump: Kjo është Hemisfera jonë! DASH: Nuk do të lejojmë që siguria jonë të kërcënohet!

Pas mjekimit te Trauma, Lapaj vazhdon protestën para Kryeministrisë: Rama ka vjedhur vendin bashkë me kolegët

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved