Raporti i Venecias është kthyer në një tjetër pikë të nxehtë debati mes palëve politike në Shqipëri, ku mjaft ashpër janë përfshirë edhe gazetarët.
Ka qenë fillimisht gazetari Sokol Balla, i cili pas raportit të Venecias, i kërkonte me anë të një analize dorëheqjen presidentit, pasi ky i fundit deklaroi në një studio televizive se do të dorëhiqej në rast se Venecia do të thoshte se ai ka shkelur Kushtetutën.
Menjëherë pas kësaj analize ka ardhur dhe reagimi i fortë i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi, i cili i kujton Ballës kërkesën e tij ndaj Metës për t’i arrestuar ish-gruan.