Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka sulmuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke deklaruar se ai “nuk është i interesuar për paqe”.
“Kurti dëshiron të jetë ai që hyn në konflikt me Serbinë sepse kjo i mungon në biografinë e tij, të jetë dikush që mund të thotë: Ja ku jam, unë jam udhëheqës lufte, dhe jo vetëm Hashim Thaçi”, pretendon Vuçiç, transmeton “Nova”.
Gjëja më sfiduese, pohon presidenti serb është të merresh me individë që nuk sillen në mënyrë racionale dhe kanë qëllime që shkojnë përtej të zakonshmes dhe të njohurit.
“Prisni që qëllimi i Kurtit është të bashkëpunojë me ata që krijuan Kosovën”, shtoi ai. Sipas Vuçiç, Kurtit nuk i intereson çfarë mendojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të.
Sipas tij, kreut të ekzekutivit kosovar ajo që intereson është që të jetë “trashëgimtar” i Enver Hoxhës dhe Adem Demaçit.
“Kurti dëshiron të jetë ai që hyn në konflikt me Serbinë, sepse kjo i mungon në biografinë e tij, të jetë dikush që mund të thotë ‘Ja ku jam, një udhëheqës lufte’, jo vetëm Thaçi apo dikush tjetër. Në kushte të tilla, kur dikush ka një qasje kaq irracionale, është krejtësisht e pamundur ta angazhosh atë në mënyrë racionale, inteligjente dhe të mençur. Dhe për këtë arsye as amerikanët nuk e kanë të lehtë të flasin me të”, pretendon ai.