Nga Akil Ylli
Tre vjet me pare, mbas akordit me Cadres Tallava, pata reaguar me nje shkrim, qe per titull kishte: “Eskobari i futi gjithe djajt ne shishe”. Qofte per at’here!
Ndersa sot, po ti bejme nje kronologji paszgjedhore aksioneve te opozites, edhe pse formati ka ndryshuar, qellimi ka mbetur po ai: Marrja e pushtetit ne tavolin!
Ndryshe nga katervjeçari i pare, kur opozita e mbylli sezonin e protestave, duke u mbyllur ne Cader, katervjeçari i dyte, ka qene tejet i dhunshen, larg çdo standarti demokratik. Me kalimin e Likes, veshur me uniformen e Presidentit, si koorganizator ne aksionet e saj, protestat moren karakteristikat e turmave Antishtet. Kerkohej rrezimi i institucioneve me dhune. Perpiqeshin me çdo kusht te mbillnin kaos, me shprese te provokonin perplasje sociale. Pastaj i kishin kollaj. I mjaftonin 20 burra Likes, dhe pushteti rivendosej ne duart e sigurta te Pushtetutes!
Por opozita, duhet thene, pati dhe fatin e keq. Humbi nje kokndritur nga radhet e saj, Nik Spahiun. Heroi faq e zi, bashke me braktisjen e dezhurnit ne Cadren Tallava, braktisi edhe ruajtjen e kufijve me Greqin. Mori dylbite me vedi kreshniku, dhe po na vezhgon nga Gjermania. Ku, kuuu, na mbyten mitomanet!
Neqoftese duam te gjejme diçka te ngjashme me Tallavan, ndoshta duhet ta kerkojme te Aleanca per Mbrojtejen e Teatrit. Si tek Cadra, dhe aty u ndrune per nja dy vjet.
Me siguri ai soj ngujimit, do te kete pasur te njejtat kushte. Pica e dopjo rakijet, pa limit. Jo me kot Neritan veremi, kercenonte tane dynjane, po ti afroheshin perimetrit te Teatrit. Cudi si shkoj me kamt e veta, e u mbyll ne furgon e policis, ai soj Gjeloshit! Do t’kete kene esell!
Po me mire, mos ta zgjatim shume me bemat e Shqupit&co, sepse mund ta veme ne pozit te veshtire Lulashin, e po na i mbete hatri mandej. Te merremi me kauzen e fundit, ate te R. Zgjedhore, qe e kishin ruajtur si fishekun e fundit, per pazarin e fundit.
Tre vjet e la kacavjerr Lulashi, me gjithçfare lloj sebepesh R.Zgjedhore. I shtyu te gjithe dinjitaret e Shqupit, perfshire dhe ofiqarin me te vockel te katundit, te dorezonin mandatat e fituara. I sakrifikoj duke i hedhur ne rruge, ne krye te taborreve te mbushur me pasardhes kopile te jeniçerve, qe enderronin riardhjen ne pushtet te Antishtetit, me qellim qe te detyronte pushtetin e ligjshem, te bente pazar me te, por provokoj nje bumerang te atille, qe do hidhte shakull dhe nje elefant.
Ndoqi me sukses çdo kauz te deshtuar, por R. Zgjedhore e la gjithmone ne ngerç. I duhej ta perdorte, si gozhden e Nastradinit. Te varte xhaketen politike, si shenje pengmarrje! Por hesapet Lulashit i ban, me 7×7 bajne 42!
Mbasi dhe vijen e fundit te kuqe, ja fshiu flladi i pare i mengjezit, ngaqe i vendos me hi, mbeti ne qiell te hapur. As dasma s’ka per sherr, qe t’ju ngjitet nga pas.
I mbetur si peshku pa uje, nuk i mbetej gje tjeter, veç te te perdorte R. Zgedhore, si musonin e shpreses.
Megjithse kane tre vjet qe ulerijne rrugve, duke kercenuar maxhorancen, qe pa aprovuar reformen sipas rekomandimeve te organizmave te specializuara nderkombtare, nuk ka zgjedhje te lira dhe antarsim ne BE, per habin e te gjithve, ndrruan fushe dhe veshen fanalet e antireformes, duke sulmuar ato rekomandime, qe deri dje i mbanin, si Santa Grali i demokracis. Allah, Allah, llogjik kuturu!
Nga ahuret e Shqupit, nxoren perseri qelqurinat e vjetra te dala boje, si servis i ri ne tavolinen e re te kompromisit. As pluhnin, s’kishin mare mundimin me e shi!
Natyrshem qe ndermjetesve nderkombetare, ju erdhi perzimje zorresh. Per te shmangur nakatosjen, me ne fund u terhoqen, duke ju lene kohen e duhur bylykve, te zgjidhnin tre serviset e pahapur, te paketuara ka here ne Europe, qe aq shume ja kishin tundur ne surrat mazhorances.
Ngaqe s’kishin nga t’ja mbanin, u mblodhen koke me koke bylyket, dhe pas pak ditesh, kur te gjithe prisnin me padurim, plotsimin e tre kushteve, si çelsi per te hapur deren e BE-s, doli Lulashi dhe njoftoj, se i kishin pare te arsyeshem vetem dy, nga tre rekomandimet. Ate te depolizimit te komisionerve, se pranonin dhe sikur ti varnin per koqesh! Pa Mula e krytula, si lshojme gjalle komisionet!
Pane ç’pane ndermjetsit, me shume s’kishin ç’te benin. Nese Shqupi ishte i kenaqur keshtu, shyqur o Zot shpetuan! Su mbetej tjeter, veç ti pergezonin per marveshjen!
Lulashi s’pati kurajon, as te therrase “fitore”. I vetmi qe mori guximin, te fuste koken nen Kuroren e Idiotit, dhe te brohoriste “fitore” ne vend te Lulashit, qe nipçja i bllokut. Urime per kurorzimin Andi!
Asaj qe me te vertet, i takonte te ferkonte duart nga kjo perplasje, ishte si gjithmone mazhoranca, e veçarisht udheheqesi i saj, “Eskobari”. Kesaj radhe ai, s’pati nevoje te perdorte asnje tip karremit, per ti jashur djajt te hyjne ne shishe. Shkuan e u mbyllen vet!