Motra e Haklajve, Zylfije Haklaj dërgon në gjyq ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ajo ka vendosur të padisë penalisht Berishën pas akuzave të tij në një emision televiziv, në adresë të Haklajve dhe gazetarit, Artan Hoxha.
Sipas padisë motra e Haklajve dënimin e ish-kryeministrit për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 120 të Kodit Penal, me pretendimin se ka cenuar nderin, dinjitetin dhe reputacionin e familjes së Haklajve, duke e quajtur atë ‘bandë’, ndërsa Artan Hoxhën anëtar dhe zëdhënës të saj.
“Në 26 shkurt të vitit 2018, në emisionin televiziv të Eni Vasilit, ‘Studio e Hapur’, gjatë intervistës së gazetarit Artan Hoxha, ka ndërhyrë me telefon deputeti Sali Berisha, i cili e ka quajtur gënjeshtar dhe vrasës gazetarin Hoxha, dhe ndër të tjera ka deklaruar: “Ke qenë anëtar i Haklajve… Ti je një bashkëpunëtor i Haklajve. Ti je një bandit i paguar nga bandat. Vetëm, gazetar nuk mund të marr unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, që të strehonin dhe ushqenin ty. Je zëdhënës i bandave….
Thëniet e deputetit Sali Berisha janë të pavërteta, dhe ai e di se janë të pavërteta, por janë bërë për të cenuar nderin dhe dinjitetin tim dhe të familjes sime. I akuzuari, me veprimet e tij, me deklarimet në emisionin ‘Studio e Hapur’, të gazetares Eni Vasili, ka shpifur ndaj familjes time, Haklajve, duke mashtruar opinionin publik ne të gjitha thëniet, duke cenuar dinjitetin dhe reputacionin e familjes time”, thuhet në padinë e Zylfije Haklajt.’, citohet në padi./ Shqiptarja.com