Sali Berisha, non grata nga SHBA dhe Britania dhe aktualisht në arrest shtëpie me akuzën për korrupsion, ka bërë të ditur se ditën e martë në datën 26 nëntor do të ketë protestë të militantëve të tij në Tiranë.
Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha theksoi se “mosbindja civile” sipas tij është e vetmja rrugë për tu ndarë nga ajo që Berisha e quan diktaturë.
“Këta janë një trupë, një korporatë kriminale që kontrollohen nga krimi dhe Edi Rama. Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.
Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Ora do të njoftohet. Nuk ka tërheqje. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha Berisha që kishte kohë që shikonte ëndrra, sikur zbriste nga kati i tetë serbes, para 50 trushplarëve që e presin çdo natë poshtë ballkonit, për tu kënaqur me pordhët e tij që kanë të njëjtën erë dhe të njëjtën zhurmë dhe vetëm “qelbin dynjanë”.