• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, February 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e Belinda Ballukut: Pak ose aspak gjasa ka që t’i hiqet!

February 23, 2026
in Aktualitet

Më 23 shkurt në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër zv kryeministres e njëkohësisht ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku. Kjo e fundit është pezulluar nga detyra, ndërsa SPAK kërkon arrestimin.

Edhe pse kryeministri Edi Rama kishte deklaruar më parë se nuk kishte urgjencë për trajtimin e kërkesës, duke argumentuar se Balluku mund të hetohej lehtësisht ndërsa është e pezulluar, Partia Socialiste duket se ka ndryshuar qasjen. Fillimisht, socialistët paralajmëruan se do të prisnin publikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por vendimi për thirrjen e Këshillit të Imunitetit erdhi pas një kërkese të Bashkimit Europian, që vuri theksin tek nevoja për një trajtim të shpejtë të çështjes të imunitetit parlamentar, si pjesë e angazhimeve për luftën kundër korrupsionit.

Heqja e imunitetit nga Kuvendi do t’i mundësonte SPAK-ut të kërkojë masa të tjera ndaj Ballukut, duke përfshirë arrestin me burg, arrestin në shtëpi apo masa kontrolli në banesë. Megjithatë, për këto masa, autoriteti i Kuvendit mbetet vendimtar. Për veprime të tjera si “detyrim paraqitje” apo kontrolli i pasaportës, SPAK nuk ka nevojë për autorizim parlamentar.

Ndërkohë, ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, të cilat kërkojnë 84 vota në Parlament, nuk mund të jenë të vlefshme mbi rastin Balluku. Këto ndryshime kufizojnë mundësinë e gjykatës për të marrë masa ndaj individëve me poste të larta shtetërore, duke përjashtuar arrestin apo pezullimin për disa kategori, por nuk ndikojnë mbi masën aktuale të pezullimit të ministres.

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i marrë me ndarjen e votave 4-4, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë për pezullimin e Ballukut nga detyra, duke konfirmuar se është e domosdoshme që ajo të mos ushtrojë detyrën, ndërkohë që vazhdon hetimi.

Balluku është në hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe për disa lote të Unazës së Madhe. Parlamenti pritet të trajtojë raportin për imunitetin në seancën plenare të 5 marsit.

Next Post

Pazari me Berishën / Alimehmeti kandidat për Bashkinë e Tiranës në 2027 në këmbim të braktisjes së lëvizjes së Salianjit

Lidhjet e Belind Këlliçit me Portin e Durrësit, Albgaz dhe Institutin e Ndërtimit

Dritan Hila: Përveç Flamurit, të gjithë duan që Berisha të vdesë!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved