Këshilltari Henze mendon se në këtë moment është shumë i rëndësishëm promovimi ndërkombëtar i Tritanit.
Për këtë, ai rekomandoi që Luli të shoqërojë Tritanin në një tur në Itali, dhe t’iu japë siguri miqëve italianë, se Tritani është faktor i rëndësishëm në Shqipëri.
Kjo ka shumë rëndësi, pasi disa nga njerëzit e Kishës në Itali po mendojnë të zëvendësojnë Tritanin me dikë tjetër, pasi i ka rënë rëndësia politike.
Për këtë, Tritani bisedoi me këshilltarin Henze, dhe ai mendon se është shumë e rëndësishme ruajtja e influencës së Tritanit në Itali.
Ndaj i sugjeroi Lulit që ta shoqëronte atë në një vizitë në Itali dhe t’u mbushte mendjen italianëve, se Tritani është e ardhmja e Shqipërisë.
Fillimisht Luli mbështeti Tritanin në një takim me biznesmenë të një dhome tregtare.
Tritani u pat premtuar atyre më 2017 se do të vinin në pushtet dhe do t’u jepnin disa koncesione.
Për këtë, ata e mbështetën fushatën e tij me para.
Por meqë puna e pushtetit duket larg, Tritani vendosi t’i takojë me Lulin, që ata të mbledhin mendjen nga kjo pritshmëri.
Pastaj takimi i dytë ishte me forcat e emergjencës dhe zjarrfikësit e një province italiane.
Kjo ka shumë rëndësi, pasi nëse Rama do marrëveshje, duhet t’i japë Lulit pjesën e emergjencave civile, që i takon në planin e rindërtimit.
Për këtë, Tritani u premtoi atyre se qeveria Rama është qeveri e fatkeqësive dhe për këtë arsye opozita mbështetet tek emergjenca civile italiane për të shpëtuar Shqipërinë.
Më tej do të vijojnë takime me disa kardinalë, me pronarët të univeristetit katolik, si dhe me Rroko Butilionen, i cili ndjehet i frymëzuar nga Tritani dhe nuk pranon të heqë dorë nga politika.
Pas gjithë takimeve, Tritani dhe Luli do japin një konferencë shtypi në Vatikan, ku do të sigurojnë miqtë italianë se e ardhmja e Tritanit është e garantuar dhe se ata mund të vazhdojnë të investojnë tek miku i tyre në PD.
Pas kësaj, Triitani do sigurojë miqtë italianë se Luli do fitojë.