Këshilltari Henze ka bërë sot disa vlerësime bazuar në shenjat e fillimvitit, që tregojnë se PD do të vijë në pushtet këtë vit.
Shenjën e parë të ardhjes së PD në pushtet, këshilltari Henze e shikon tek rrëzimi i pemës së “Vitit të Ri” në qendër të Tiranës.
Sipas tij, diku aty afër ka qenë dikur dhe busti i Enver Hoxhës dhe pas rrëzimit të tij, PD erdhi në pushtet, pas më shumë se një viti.
Shenja e dytë është shkulja e disa pemëve në qendër të Tiranës.
Sipas studimit të këshilltarit Henze, që e ka konsultuar dhe me kancelaren Merkel, shkulja e pemëve nga rrënjët është një ogur i keq, pasi do të thotë që dhe pushteti do të shkulet nga rrënjët.
Një gjë e tillë ka ndodhur në Tiranë në dimrin e vitit 1985, dhe pastaj në prill vdiq diktatori.
Kjo, sipas këshilltarit Henze, është shenjë e qartë e përmbysjes së madhe.
Shenja e tretë që shikon këshilltari Henze, është qëllimi me gur përsëri i makinës së parkuar të Lubonjës qysh para Vitit të Ri, para shtëpisë.
Agresori që e theu xhamin herën e parë është në burg, dhe nuk ka mundësi ta ketë bërë ai.
Me sa duket agresori është Edi Rama, pasi me këtë gjest kërkon të tregojë që dhe herën e parë nuk e ka qëlluar ai që është dënuar.
Me këtë, Edi Rama kërkon të lirojë nga burgu agresorin e vjetër, që e ka makth Lubonjën, dhe ta dëmtojë pësëri atë.
Kjo tregon se Edi Rama është në thelb kundër ligjit të dekriminalizimit dhe po krijon alibi për një kriminel.
Kur një diktator arrin në këtë nivel, atëhere ai bie vetë nga pushteti.
Ndaj dhe kjo shenjë, është shenjë që tregon se PD do të vijë në pushtet.
Shenja e fundit, që këshilltarin Henze e bën optimist, është Konventa e LSI, ku Monika u bëri thirrje të rinjve të hyjnë në LSI dhe t’i zënë vendin Tit Vasilit.
-Nëse arrihet dhe kjo, pushteti është i sigurtë, këshillon, këshilltari Henze.
Letra e tij ju dërgua me urgjencë Lulit në Holandë dhe ai vendosi të rikthehet në Tiranë.