Pas sulmit që i bëri Shqipërisë lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke e quajtur një vend të vogël dhe djallëzor që strehon armiqtë e tij, këshilltari Henze udhëzoi presidentin Meta të reagojë fort kundër tij.
Arsyet ishin shumë të forta.
Sipas këshilltarit Henze, reagimi i liderit Suprem, ishte i rrezikshëm, pasi ju drejtua anëtarve të MEK, që janë të strehuar në Manëz, në rrugën për në Gjirin e Lalzit.
Siç dihet, Irani nuk ka raketa me rreze të gjatë veprimi që të nisen nga Irani dhe të bien në Manëz.
Ai mund të organizojë vetëm sulme terroriste tokësore, ose të përdorë ndonjë vend fqinj për të bombarduar.
Kjo rrit shumë rrezikun, pasi në shënjestër mund të ketë mungesë precizioni dhe në vend që bomba të bjerë tek kampi i MEK, mund të bjerë tek vilat e Gjirit të Lalzit, dhe kjo rrezikon seriozisht gjysmën e klasës politike në Shqipëri.
Këshilltari Henze udhëzoi presidentin Meta të reagonte fort kundër këtij kërcënimi, pasi në rast se ndodh diçka, Meta mund të konsiderohet fajtor që nuk ka reaguar ndaj Iranit, dhe mund të quhet dhe pjesë e komplotit, nëse nuk i ndodh gjë.
Akoma më keq, sikur të ndodhë që të ngatërrohet shënjestra.
Po ashtu, një rrezik i shtuar nga kërcënimi i liderit Suprem është dhe qeveria shqiptare.
Edi Rama duke përdorur kërcënimin e Iranit, mund të organizojë një skuadër terroriste dhe bombardon vilat në Lalëz, ndërkohë hedh dhe ndonjë bombë afër MEK.
Me këtë rast merr dhe ndihma amerikane, dhe eleminon dhe kundërshtarët e vet.
Ndaj për t’i dalë të keqes para, këshilltari Henze udhëzoi një qëndrim të fort të presidentit Meta ndaj liderit Suprem.
Fakti që Edi Rama ka lënë mjekër të ngjashme me të, dhe ka të njëjtat sjellje politike, tregon se ata dhe mund të bashkëpunojnë në distancë me njëri- tjetrin kundër opozitës.