Në njoftimin e policisë u bë me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy vëllezër, të identifikuar si Florian dhe Shkëlqim Duka.
Shkëlqim Duka është oficer policie ndërsa tashmë janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të dyshuar.
Ditën e djeshme, policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Gjithashtu mësohet se Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë. Më tej theksohet se pallati që Reçi po përpiqej të ndërtonte ndodhej në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka. Vëllezërit Duka kishin konflikt mbi pronësinë e truallit me viktimës ndërsa janë arrestar nga policia. Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”.