Një ditë më parë pati tensone në Veri të Mitrovicës për vendimet e qeverisë së Kosovës për shtetasit serbë që duan të udhëtojnë drejt Kosovës dhe pajisja me targa.
Pas tensioneve te krijuara, qeveria e Kosovës shtyu vendimin për pajisjen e qytetarëve serbë me dokumente dhe targa kosovare në territorin e Kosovës për në 1 shtator 2022.
Por deputeti i komedianit Zelenski kërkon të vendosi një paralele mes konfliktit Rusi-Ukrainë me ato pak mosmarveshje të Kosovës me Serbinë, që kurrë nuk kanë shansin të kthehen në konflikt të armatosur.
Ai shprehet se realiteti në të cilin jeton Ukraina prej 5 muajsh, erdhi në Kosovë, duke iu referuar tensioneve në veri të Mitrovicës.
Ndërsa përfaqësuesi i një vendi që nuk e ka njohur dhe ende nuk e njeh Kosovën, ku ushtria e tij nuk mundi të mbronte gjysmën e atdheut të saj, tmni do kalojë kufinjtë…do mbroj Kosovën nga Serbia!
Ja deklarata komike pa sens e deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko:
“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, shprehet deputeti në një postim në Twitter.
Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota të ndalonte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putin dhe të gjithë ‘aleatët’ e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”. /Ekskluzive.al